Militanti nga Mitrovica i shpreh Pecit shqetësimin për bojkotin e qytetarëve ndaj urës së re mbi Ibër: “Falë Allahut që e kemi”

Kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ka publikuar së fundmi video të takimeve me qytetarët e Mitrovicës, duke përfshirë një bisedë me një militant që shpreh shqetësime të pazakonta.

Në video, militanti shprehet se mbështetësit e partive të tjera po bojkotojnë qëllimisht urën e re mbi lumin Ibër, e ndërtuar nga Qeveria Kurti. Ai pohon se kjo urë është injoruar nga qytetarët e zonës.

Militanti i referohet urës duke thënë: “Edhe këtë urën e re që u maru po e bojkotojnë, o burri i dheut. As me kerre nuk janë tu i ra bre, pasha Pereninë”, duke shprehur kështu shqetësimet për mospërdorimin e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *