Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka bërë të ditur se ka pasur një takim të shkurtër me Albin Kurtin, kryeministrin në detyrë të Kosovës.
Gjatë këtij takimi, Gjukanoviq ka uruar Kurtin për suksesin e tij në zgjedhjet e fundit. Gjatë bisedës së tyre miqësore, ata kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe në skenën ndërkombëtare, duke u fokusuar veçanërisht te çështjet që ndikojnë në sigurinë e rajonit.
Këtë informacion, Gjukanoviq e ka ndarë përmes një postimi në platformën “X”.

Leave a Reply