Pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, pritet që së shpejti të formohet Qeveria e re e Kosovës.
Albin Kurti, i cili ka shërbyer tashmë në dy mandate, është në pritje për të vazhduar me mandatin e tij të tretë. Mimoza Kusari-Lila, e cila më parë ka udhëhequr Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është propozuar për një rol ministror në qeverinë e re.
Ajo ka bërë të ditur se është nominuar për një post në ekzekutiv dhe pret diskutime të mëtejshme pas certifikimit të rezultateve. “Në dy legjislaturat e kaluara kam qenë e propozuar për qeveri.
Kësaj here, pas certifikimit të rezultateve, do të ketë diskutime finale, por në parim jam e nominuar për një post ekzekutiv,” ka deklaruar Kusari-Lila, sipas raportimeve të Indeksonline. Më parë, ajo ishte kandiduar nga Kurti për Ministrinë e Tregtisë, në një qeveri që nuk arriti të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.

Leave a Reply