Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Vetëvendosja, Hajrulla Çeku, ka shprehur akuza të rënda ndaj kryetarit aktual dhe kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, lidhur me kontratën për sheshin “Xhorxh Bush”.
Ai theksoi se kjo kontratë, me vlerë prej 18.4 milionë eurosh, po hetohet nga organet përkatëse për shkelje të ndryshme ligjore dhe procedurale. Çeku, në emisionin Debat Plus të Insajderit, sqaroi se çdo vendim lidhur me projektin duhet të bazohet në vlerësimin e ligjshmërisë.
Ai shtoi se kontrata nuk ka kaluar fazat e domosdoshme si deklarata e disponueshmërisë dhe konsultimet publike, për të cilat Drejtoria e Urbanizmit ka kërkuar kushte specifike. Përveç kësaj, Çeku ka bërë një denoncim zyrtar, duke theksuar se ka mospërputhje ndërmjet vlerës së kontratës dhe dokumenteve të saj, të njohura si paralogari.
Ai gjithashtu përmendi se kërkohet marrëveshje me Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve për të vazhduar më tej me projektin.

Leave a Reply