Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, gjatë vizitës në Prishtinë, nënvizoi nevojën që Kosova të formojë sa më shpejt një qeveri funksionale, duke iu referuar pritjeve tetë mujore të votuesve për një përfundim të procesit demokratik.
Deklarata vjen një ditë para tentimit të dytë të Parlamentit të Kosovës për të krijuar një qeveri të re me Glauk Konjufcën si mandatar. Wadephul theksoi mbështetjen e Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke kërkuar përparim konkret dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Ai kërkoi që Kosova të hapet ndaj themelimit të Asociacionit të komunave serbe dhe të ndërpritet politika e provokimeve. Duke vlerësuar marrëdhëniet bilaterale dhe angazhimin e Gjermanisë në Kosovë, Wadephul shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit dhe për të kundërshtuar destabilizimin në rajon.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin në BE dhe heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar harmonizimin e plotë të politikës së jashtme të Kosovës me atë të BE-së.

Leave a Reply