Ministri gjerman: SHBA mbetet e angazhuar në NATO

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë thirrje për një qëndrim më të pavarur të vendeve evropiane në marrëdhëniet e tyre me Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për median RND, ai theksoi se është e rëndësishme që Evropa të mos mbështetet vetëm te Shtëpia e Bardhë, por të ndërtojë sovranitetin e saj. Pistorius kritikoi qasjen e presidentit amerikan, Donald Trump, duke theksuar se politika e tij bazohet në pasiguri dhe frikë, çka çon në vendime të gabuara.

Ai siguroi se Europa nuk duhet të frikësohet dhe se marrëdhëniet transatlantike mbeten të forta, duke mos parë shenja të largimit të SHBA-së nga NATO. Gjithashtu, ministri gjerman vlerësoi rëndësinë gjeostrategjike dhe gjeo-ekonomike të Europës për SHBA-në, duke paralajmëruar se një Evropë në sferën e Rusisë do të krijonte tensione për Uashingtonin.

Ai theksoi se ky skenar nuk do të ishte në interesin e askujt në SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *