Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po merr pjesë në Forumin e Sigurisë së Varshavës, një nga ngjarjet kryesore ndërkombëtare të sigurisë në Evropë, me ftesë të organizatorëve të forumit.
Gjatë këtij forumi, Ministri Maqedonci do të marrë pjesë si folës në një panel me titullin “Të lidhur por të mbrojtur: shtylla digjitale e demokracisë moderne”. Sesioni i këtij viti është përqendruar në sfidat e shumta dhe komplekse të sigurisë që po përballen me kontinentin tonë, duke përfshirë kërcënimet tradicionale, sulmet kibernetike, disinformimin dhe luftën hibride.
Gjatë konferencës, përveç pjesëmarrjes në sesionet e punës, Ministri Maqedonci do të zhvillojë edhe takime bilaterale me homologët dhe përfaqësues të tjerë politikë dhe ushtarakë nga vendet partnere. Thellimi i bashkëpunimit midis aleatëve dhe partnerëve që ndajnë të njëjtat vlera demokratike është i domosdoshëm për të frenuar kërcënimet që vijnë nga regjimet autokratike.

Leave a Reply