Ministri Krasniqi gjobitet me 3 mijë euro nga gjykata

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndëshkuar me një gjobë prej 3,000 eurosh Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës (IRDK) dhe kryetarin e saj, Elbert Krasniqi, për shkeljen e Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet Lokale 2025.

Ky vendim erdhi pas një ankese nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), e cila pretendonte se Krasniqi kishte bërë një postim në Facebook më 10 tetor 2025, i cili përmbante përmbajtje që binte ndesh me normat e mirësjelljes politike. Vendimi i PZAP kërkon nga Krasniqi që të heqë menjëherë postimin, me paralajmërimin se mosrespektimi mund të sjellë sanksione shtesë.

Pas këtij vendimi, Veton Berisha nga PLE e quajti Krasniqin shpifës, duke theksuar se koha e padrejtësive ka kaluar dhe se tashmë ekziston një shtet ligjor. Berisha shtoi se Krasniqi ka marrë përgjigjet e kërkuara për postimin e tij dhe se veprimet e tij përbëjnë një turp të vërtetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *