Ministri Krasniqi nën hetim për incident me armë në takim

Elbert Krasniqi, ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, është nën hetim për dyshime të kanosjes ndaj dy individëve.

Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në Pejë, në zonën e njohur si “Rruga e Re”, të dielën, më 23 nëntor. Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar hapjen e çështjes për veprën penale të kanosjes.

“Rasti është iniciuar me urdhër të prokurorit, dhe hetimet po kryhen në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur në një rrugë të bllokuar nga trafiku, kur ministri ka dalë nga vetura dhe ka bërë kërcënime”, shpjegoi Nikçi për Insajderin.

Të përfshirët në këtë ngjarje janë Luftim dhe Riza Murati, sipas burimeve të Insajderit. Gjithashtu, raportohet se gjatë incidentit, ministri mund të ketë prekur armën që kishte me vete.

Hetimet mbi këtë çështje po vazhdojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *