Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutas, ku u diskutua gjendja aktuale e sigurisë.
Në takimin me Ulutas, Maqedonci theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë për çështje me interes të përbashkët, sidomos në kontekstin e zhvillimeve të fundit që ndikojnë në mjedisin e sigurisë. Këto informacione u bënë publike në një njoftim të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes.

Leave a Reply