Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, mori pjesë në “TRT Forum 2025” në Stamboll, ku u takua me presidentin turk, Rexhep Tayyip Erdogan.
Në këtë forum, Maqedonci ishte folës në panelin me temë “Përtej Teknikës Feudale: Demokratizimi i Inovacionit të Inteligjencës Artificiale, Qeverisjes dhe Qasjes”, ku u diskutuan tema lidhur me inovacionin në AI, qeverisjen dhe barazinë në teknologji. Në fjalën e tij, Maqedonci theksoi rëndësinë e forumit si një platformë kyçe për shkëmbimin e ideve dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ai vuri në dukje se ngjarja mbledh liderë dhe ekspertë nga mbarë bota për të diskutuar çështje me rëndësi të madhe globale, që ndikojnë si në të tashmen ashtu edhe në të ardhmen. Forumi shërben si një mundësi për të ndarë njohuri dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkombëtar në fushat e diskutuara.

Leave a Reply