Faton Peci, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, ka kryer një sërë takimesh me qytetarët në zona të ndryshme të qytetit, ku ka theksuar përkushtimin e tij për zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve lokale.
Gjatë këtyre takimeve, Peci u shprehu qytetarëve se energjia dhe besimi që ata po i japin janë dëshmi se ndryshimi i vërtetë po afrohet. Ai theksoi se Mitrovica meriton të ketë më shumë mundësi zhvillimi dhe dinjitet.
Në një vizitë në Luginën e Ibrit, Peci falënderoi banorët për mikpritjen dhe ndau entuziazmin për frymën e fitores që, sipas tij, po rritet çdo ditë. Gjatë një vizite në biznesin lokal “Missini Sweets”, Peci lavdëroi cilësinë dhe pasionin e produkteve vendore, duke premtuar mbështetje për zgjerimin e bizneseve të vogla dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Peci premtoi një angazhim të vazhdueshëm për Mitrovicën, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin për një të ardhme më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë.

Leave a Reply