Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ka pohuar se njohja e pavarësisë së Kosovës është realizuar me përkrahjen e Arabisë Saudite dhe Turqisë.
Në një postim në platformën “X”, ai deklaroi se Siria tani e konsideron Kosovën një shtet të pavarur, duke theksuar rëndësinë e sovranitetit dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Përmes këtij vendimi, Damasku demonstron respekt për aspiratat e popullit kosovar dhe shpreh interes për zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta me Prishtinën, me qëllim të promovimit të stabilitetit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy kombeve.
Siria është bërë vendi i 120-të që njeh zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, një zhvillim ky që mund të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe të kontribuojë në stabilitetin rajonal.

Leave a Reply