Ministria e Financave: 100 euro për studentët e përfituar

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka bërë të ditur se pagesat prej 100 euro për studentët përfitues janë kryer plotësisht.

Këto pagesa janë realizuar në disa faza dhe kanë përfshirë të gjithë studentët që kanë përmbushur kriteret e përcaktuara nga ministria. Gjithashtu, janë ekzekutuar pagesat e para për bursën e mobilitetit, e cila u jepet studentëve që banojnë larg dhe që plotësojnë kushtet për këtë bursë.

Studentët që nuk kanë përmbushur kriteret e nevojshme janë njoftuar zyrtarisht përmes adresës elektronike që kanë përdorur gjatë aplikimit në platformën e-Kosova. Ministria ka vendosur në dispozicion adresa elektronike përkatëse për çdo ankesë apo paqartësi që mund të kenë studentët, duke ndarë informacionin sipas kategorive përkatëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *