Qeveria e Kosovës ka miratuar në një mbledhje elektronike një kërkesë të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe rishpërndarje buxhetore.
Ky hap synon përmirësimin e menaxhimit të fondit publik dhe rritjen e efikasitetit të shpenzimeve. Ministri në detyrë Hekuran Murati ka diskutuar në një konferencë për media mbi gjendjen financiare të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ai theksoi se po punohet për të gjetur zgjidhje përmes kursimeve. Murati bëri të ditur se sfidat janë të mëdha, veçanërisht për shkak të nevojës për zgjedhje të jashtëzakonshme që nuk ishin parashikuar në buxhetin aktual.
Ai shtoi se problemet janë komplikuar nga mos miratimi i buxhetit të ardhshëm. Pavarësisht këtyre sfidave, Murati shprehu angazhimin e tij për të gjetur një zgjidhje të përshtatshme për RTK-në dhe për të shqyrtuar mundësitë e kursimeve për të mundësuar një ndarje të drejtë buxhetore.

Leave a Reply