Ministrja Hajdari falënderon Kurtin para paraqitjes në gjyq

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, shprehu mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit Albin Kurti për mbështetjen dhe besimin që i është dhënë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Hajdari falënderoi Kurtin për përfshirjen e saj në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 28 dhjetor. Ndërkohë, ditën e mërkurë do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Hajdarin dhe të tjerët të përfshirë në skandalin e rezervave shtetërore.

Seanca është parashikuar të fillojë në orën 09:30. Prokuroria Speciale ka ngritur akuza më 11 nëntor kundër Hajdarit, Irfan Lipovicës, Hafiz Garës dhe Ridvan Muharremit.

Të parët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare, ndërsa Muharremi për ndihmë në kryerjen e këtyre veprave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *