Burim Ibishi, komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë, ka informuar mbi situatën e vërshimeve në qytet.
Aktualisht, gjendja është e qëndrueshme, por ekziston një shqetësim për zhvillimet e ardhshme, pasi ka mundësi që lumi Lushta të dalë nga shtrati gjatë natës. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme në disa zona.
Në lagjen “Bair” është kryer evakuimi i pesë familjeve, ndërkohë që situata është e vështirë edhe në lagjen Vaganicë. Ibishi ka vënë në dukje se kapacitetet e zjarrfikësve janë të kufizuara për të përballuar krizën aktuale.
Megjithatë, ai ka siguruar se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka ofruar mbështetje operacionale për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. “Ka një rrezik që lumi Lushta të dalë nga shtrati”, deklaroi Ibishi për “Debat Plus”.

Leave a Reply