Mitrovicasi i aksidentuar një muaj më parë humb jetën në QKUK

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, një muaj pasi u godit nga një veturë teksa po ecte në rrugë.

Pas aksidentit që ndodhi më 31 gusht, viktima pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua për trajtim urgjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Megjithë përpjekjet e mjekëve dhe trajtimin e zgjatur mjekësor, më 29 shtator 2025, ai nuk arriti të mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është në proces hetimi dhe pritet të sqarohet plotësisht rrethanat e kësaj aksidenti fatale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *