Dy individë janë arrestuar në Mitrovicë pas një konflikti që lidhej me një vend parkimi.
Policia ka bërë të ditur se konflikti përfshiu kërcënime nga njëri prej të përfshirëve, ndërsa tjetri kishte marrë një armë zjarri nga automjeti i tij, por nuk e kishte përdorur. Në raportin e policisë, është bërë e ditur se njësiti policor ka konfiskuar një pistoletë me 21 fishekë nga i dyshuari.
Pas marrjes në pyetje, me vendim të prokurorit, të dy të dyshuarit janë dërguar në paraburgim. Ngjarja është klasifikuar nga policia si “armëmbajtje pa leje”, dhe kjo është përfshirë në raportin e tyre 24 orësh.

Leave a Reply