Pas një periudhe pa lajme për vendndodhjen e saj, aktivistja dhe mjekja shqiptare Albullena Fazliu është parë në bordin e anijes “Conscience”, pjesë e një flotiljeje ndërkombëtare që po drejtohet drejt Rripit të Gazës.
Fazliu, e cila punon si anesteziste në Gjermani, ka bashkuar forcat me rreth 100 mjekë dhe gazetarë nga e gjithë bota për këtë mision humanitar. Në një mesazh të regjistruar nga bregu i anijes, ajo theksoi rëndësinë e të drejtave të njeriut si siguria dhe liria, që sipas saj, po shkelen rëndë në territoret palestineze.
Fazliu kritikoi ashpër veprimet e Izraelit në këto territore, duke e quajtur atë një “shtet sionist” që ka vrarë civilë, përfshirë fëmijë, mjekë dhe gazetarë. Flotilja synon të dërgojë ndihma dhe të tregojë solidaritet me popullsinë civile palestineze, ndërsa misioni i saj ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare për të sensibilizuar botën mbi krizën humanitare në Gaza.

Leave a Reply