Mjeku kosovar ndiqte gazetaren, publikohen mesazhet e tij

Gazetarja Albana Bejko, e pranishme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka ndarë përvojën e saj me përndjekjen nga Behar Kamberi, një mjek nga Kosova.

Ajo zbuloi se kjo situatë e pakëndshme kishte vazhduar për më shumë se një vit, derisa vendosi t’i drejtohej autoriteteve për ta denoncuar, veprim që çoi në arrestimin e tij. Në intervistë, Bejko për herë të parë publikoi mesazhet e marra nga Kamberi, ku ai e përshkruante veten si “burrin e saj të ëndrrave” dhe shprehte dëshirën për martesë.

Një moment veçanërisht i frikshëm për të ishte kur ai e afroi në vendin e saj të punës duke kërkuar të pinin kafe, çka e bëri atë të reagojë instinktivisht duke i kërkuar të largohej. Faza më intensive e përndjekjes ishte gjatë qershorit të vitit të kaluar, deri pak ditë para denoncimit.

Në një rast, prania e disa djemve në vendngjarje ndihmoi në zbutjen e situatës. Pas kësaj, ajo vendosi të njoftonte policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *