Mjeku ligjor dëshmon në gjyqin e Naim Murselit për Ademajn

Në seancën e mbajtur sot ndaj të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla, eksperti mjeko-ligjor Naim Uka dha dëshminë e tij lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Sipas Ukës, e ndjera ishte qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 2 deri në 5 centimetra, duke shkaktuar një plagë që rezultoi fatale për shkak të gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme trurore. Gjatë analizës së tij, Uka përshkroi se plaga kishte një vrimë hyrëse në rajonin e djathtë të kokës së viktimës dhe drejtimi i predhës ishte nga djathtas majtas.

Gjatë këtij procesi, u gjetën edhe pjesë metalike të predhës në anën e majtë të kokës, të cilat u dorëzuan si provë nga policia hetuese. Gjithashtu, Uka raportoi për një matomë në dorën e majtë të së ndjerës, e cila mund të jetë shkaktuar para ose gjatë vrasjes.

Ai theksoi se roli i tij është të përshkruajë dëmtimet trupore pa paragjykime për pozitat apo situatat e mundshme gjatë momentit të krimit. Një dëshmitar tjetër pritet të paraqitet në seancë në orën 13:30.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *