Në seancën gjyqësore të mbajtur sot për vrasjen e Liridona Ademajt, mjeku-ligjor Naim Uka ka përfunduar dëshminë e tij përballë të akuzuarve Naim Murseli, Granit Plana dhe Kushtrim Kokalla.
Sipas ekspertizës së Ukës, Liridona Ademaj u qëllua me armë nga një distancë prej 2 deri në 5 centimetra, duke shkaktuar një plagë fatale në kokë. Uka vuri në dukje se predha kishte depërtuar nga ana e djathtë e kokës, duke ndjekur një trajektore nga djathtas majtas dhe nga poshtë lart.
Metali i predhës u gjet në anën e majtë të kokës dhe u dorëzua si provë nga hetuesit. Gjithashtu, një matomë u zbulua në dorën e majtë të viktimës, e cila mund të ketë ndodhur para ose gjatë incidentit.
Gjatë seancës, i akuzuari Naim Murseli e pyeti Ukën nëse ekzaminimet tregonin se ai kishte ndihmuar bashkëshorten që të shmangej nga plumbi. Uka sqaroi se detyra e tij është të përshkruajë qartë dëmtimet trupore, pa paragjykime për situatat e mundshme gjatë ngjarjes.
Një dëshmitar tjetër pritet të paraqitet më vonë gjatë ditës.

Leave a Reply