MKRS pranohet në EYCA, hap mundësi për rrjetëzim të ri

Kosova ka arritur të fitojë statusin e anëtarit të plotë në Shoqatën Europiane të Kartës Rinore (EYCA), pas vendimit të marrë nga Asambleja e Përgjithshme e këtij organizmi.

Ky zhvillim siguron që Karta Rinore Evropiane në Kosovë të operojë me një kornizë më të qëndrueshme dhe të përputhet me standardet e EYCA-s, thekson Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Anëtarësimi i plotë pritet të sjellë përfitime të konsiderueshme për të rinjtë, duke përmirësuar stabilitetin dhe besueshmërinë e kartës, si dhe duke zgjeruar përfitimet në nivel kombëtar dhe evropian.

Struktura implementuese e Kartës Rinore Evropiane, e përbërë nga organizatat BONEVET, Kosovamakers dhe KosovaIdeas, ka mirëpritur këtë vendim, duke e cilësuar si rezultat të punës së tyre të palodhshme. Vendimi për anëtarësim u mundësua falë zhvillimit të qëndrueshëm të kartës dhe përmbushjes së standardeve të rrjetit EYCA, gjë që ka lehtësuar pozicionimin e Kosovës si një pjesë e rëndësishme e rrjetit evropian, duke rritur qasjen e të rinjve në përfitime dhe mundësi afatgjata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *