MKRS shpërndan instrumente muzikore për kulturë dhe arsim

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka investuar rreth 1 milion euro për të pajisur me instrumente muzikore një sërë institucionesh në Kosovë, përfshirë shkolla muzike, teatro dhe universitete publike.

Ky projekt përfshin shpërndarjen e 118 instrumenteve të rinj dhe 130 pajisjeve të tjera për 29 institucione kulturore dhe arsimore. Kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ku në të ardhmen pritet të blihen edhe më shumë instrumente për të përmbushur nevojat e komunitetit muzikor.

Ministria theksoi se një investim i tillë i madh nuk është realizuar më parë në vend. Lista e institucioneve që do të përfitojnë nga ky investim është e gjerë, duke përfshirë Filharmoninë e Kosovës, Operën, Baletin, si dhe shkollat e muzikës dhe teatrot në qytete të ndryshme, të cilët do të marrin piano, pianino, kontrabasë, dhe instrumente të tjera të nevojshme.

Ky hap synon të përmirësojë infrastrukturën muzikore dhe të përkrahë zhvillimin kulturor në të gjithë vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *