Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe, priten ndryshime atmosferike, me intervale të alternuara të diellit, vranësirave dhe reshjeve të shiut. Sot, moti do të jetë i ndërruar, me vranësira dhe periudha me diell.
Temperaturat minimale do të variojnë nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 5 dhe 9 gradë. Era do të fryjë nga jugperëndimi me intensitet të ulët.
Të martën, pritet mot kryesisht i vranët, me temperatura që do të shkojnë nga 0 deri në 2 gradë në mëngjes dhe nga 8 deri në 11 gradë gjatë ditës. Erërat do të vazhdojnë nga jugperëndimi.
Të mërkurën, reshjet e shiut do të jenë më të pranishme, me temperatura minimale nga 3 deri në 5 gradë dhe maksimale nga 10 deri në 13 gradë. Të enjten, do të ketë reshje dhe temperaturat do të luhaten nga 1 deri në 6 gradë, me erëra nga veriperëndimi.
Dita e premte do të sjellë diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi riga lokale shiu. Temperaturat do të jenë nga –1 deri në 6 gradë Celsius.

Leave a Reply