Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të premten moti në vend pritet të jetë kryesisht i vranët, me erëra të lehta deri mesatare që do të fryjnë nga jugperëndimi.
Temperaturat minimale do të variojnë nga -8 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga -2 deri në 2 gradë Celsius. IHMK këshillon të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm për shkak të ngricave, të cilat mund të mbeten prezente gjatë gjithë ditës në viset e larta.

Leave a Reply