Gjatë natës, reshjet e shiut dhe dëborës në zona më të larta vijojnë herë pas here, por me intensitet të ulët.
Në mëngjesin e së shtunës, këto reshje do të ndalojnë përkohësisht. Megjithatë, vranësirat do të qëndrojnë, përveç në Dukagjin, ku priten më shumë intervale me diell.
Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 1C dhe 4C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8C në 13C, me erë të lehtë nga perëndimi me shpejtësi 1-4m/s. Të dielën, moti parashikohet të fillojë me më shumë diell, duke sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave në intervalin 15C deri në 18C.
Megjithatë, më vonë, vranësirat do të shtohen përsëri, duke sjellë reshje shiu që do të vijojnë në mëngjesin e së hënës. Temperaturat atëherë do të zbresin rreth 10C.

Leave a Reply