Në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ka nisur sot procesi i votimit për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Votimet kanë filluar që nga ora 7:00 e mëngjesit dhe deri në ora 9:00, pjesëmarrja ka arritur në 8.64% të votuesve të regjistruar. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, votimi po zhvillohet sipas rregullave dhe po shënohet një pjesëmarrje e konsiderueshme, duke reflektuar lidhjen e fortë të diasporës me atdheun.
Ministria, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe përfaqësitë diplomatike, është e angazhuar të monitorojë procesin nga afër për të siguruar kushte të përshtatshme për të gjithë votuesit. Vendvotimet do të mbeten të hapura deri në orën 19:00.
Ndërkohë, procesi i votimit në Kosovë për zgjedhjet e parakohshme është planifikuar të mbahet më 28 dhjetor 2025.

Leave a Reply