MSH shpall tender për furnizimin me barna për IVF

Ministria e Shëndetësisë ka shpallur një tender të ri për furnizim me medikamente për trajtimin e infertilitetit përmes procedurës së fekondimit in vitro (IVF).

Kjo nismë vjen në një kohë kur gjithnjë e më shumë çifte në Kosovë po kërkojnë shërbime të tilla në sektorin publik për të ulur kostot e larta të sektorit privat. Fondi fillestar për këtë projekt është 173,373.75 euro, nën udhëheqjen e ministrit Arben Vitia.

Tenderi përfshin furnizimin me 11 artikuj të domosdoshëm për klinikat dhe institucionet që ofrojnë IVF, me afat zgjatjeje 12 mujor. Dokumentet për pjesëmarrje në tender duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026.

Ky hap synon të lehtësojë qasjen ndaj trajtimeve dhe të sigurojë mbështetje për çiftet që përballen me sfida të infertilitetit. Ministria pritet të vazhdojë prokurimin duke respektuar procedurat ligjore për të zgjedhur ofertën më të favorshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *