Muharremi: Shanset për qeveri nga VV-ja nën 10%

Opinionisti Shenoll Muharremi shpreh bindjen se mundësia që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) të formojë qeverinë pas 28 dhjetorit është shumë e ulët, më pak se 10%.

Sipas tij, një epokë e re politike po hapet dhe ndryshimet janë të pashmangshme. Muharremi vëren se, edhe pse LVV ndoshta do të kishte mundur të krijojë një koalicion me LDK-në ose PDK-në, kjo tashmë është përjashtuar nga deklaratat publike të udhëheqësve të këtyre partive.

Ndërkohë, ai thekson se LVV është në një fazë të tkurrjes dhe korrigjimit, një trend që është vërejtur disa herë. Nga ana tjetër, LDK ka treguar gatishmëri dhe vendosmëri për të formuar një qeveri të re me ish-partitë opozitare, duke modifikuar qëndrimet e saj.

Kjo pasi vitit plot bllokada dhe kriza të shkaktuara nga LVV, të cilat kanë rritur pakënaqësinë e qytetarëve për shkak të kostove të larta të jetesës, veçanërisht faturave të energjisë. Muharremi përfundon se probabiliteti për një qeveri të re nga ish-partitë opozitare është i lartë, deri në 90%.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *