Muhaxheri: Fitore e qartë për kryetar dhe parti në zgjedhje

Kandidati për kryetar të LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se kanë arritur fitore si në garën për kryetar të komunës, ashtu edhe si parti politike në këtë qytet.

Gjatë një konference për shtyp, ai theksoi rëndësinë e votave nga diaspora për të përcaktuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. “Gjej rastin të falënderoj qytetarët e Pejës për mbështetjen e madhe.

Jemi fitues të padiskutueshëm si për kryetar të komunës, ashtu edhe si parti,” u shpreh Muhaxheri. Ai gjithashtu shtoi se votat për partitë janë ende në proces numërimi, dhe se do të ketë një balotazh përfundimtar.

Muhaxheri është optimist për mbështetjen që do të vijë nga diaspora, e cila do të jetë vendimtare për rezultatin përfundimtar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *