Kryetari aktual i komunës së Pejës dhe kandidati për një tjetër mandat, Gazmend Muhaxheri, shprehet i bindur për fitoren e tij në zgjedhjet e 12 tetorit pa balotazh. Në një intervistë për “Rubikon” në Klan Kosova, ai theksoi se kundërshtarët e tij, Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Ali Berisha nga AAK, po garojnë vetëm për vendin e dytë. Muhaxheri deklaroi se Vetëvendosje në Pejë është një derivat i AAK-së dhe se këto dy parti po bashkëpunojnë ngushtë. Ai gjithashtu sqaroi se nuk merr pjesë në debate, pasi mendon se kundërshtarët e tij nuk kanë asgjë të re për të ofruar.

Leave a Reply