Mulaj premton të jetë urë bashkëpunimi në Kuvendin e Kosovës

Besim Mulaj, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Istog, ka deklaruar se zgjedhjet e datës 28 dhjetor janë më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës.

Ai ka theksuar se bllokada institucionale, e cila ka vazhduar për gati një vit, ka shkaktuar pasoja të rënda në jetën e qytetarëve. Mulaj ka vënë në dukje se kudo që shkon, has në ankesa për mungesën e shërbimeve shtetërore.

Ai ka shtuar se bizneset janë të pakënaqura, ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me rritje të çmimeve dhe kostos së energjisë. Mulaj shprehet i habitur nga niveli i pakënaqësisë dhe dëshira e të rinjve për të braktisur vendin.

Ai ka bërë thirrje që vendi të mos braktiset, por të përmirësohet së bashku. Mulaj thekson se në Kuvendin e Kosovës synon të jetë një urë bashkëpunimi në interes të qytetarëve dhe Kosovës.

Ai fton qytetarët që më 28 dhjetor t’i japin vendit një qeveri të përgjegjshme të udhëhequr nga LDK-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *