Mulla Osmani kritikon Ministrinë e Mbrojtjes për trajtimin e vajzës

Mulla Osmani, hoxha i njohur nga Drenica, ka shprehur indinjatën e tij për atë që e quan “padrejtësi institucionale” ndaj vajzës së tij, e cila, sipas tij, është përjashtuar padrejtësisht nga një konkurs publik i organizuar nga Ministria e Mbrojtjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Musliu ka bërë të ditur se vajza e tij kishte konkurruar për një pozicion si psikologe klinike, por pretendon se dokumentet e saj janë “fshehur” gjatë procesit të aplikimit. Ai ka deklaruar se, pas reagimit të tij, zyrtarët e Ministrisë pranuan gabimin, por megjithatë e përjashtuan vajzën e tij nga gara.

Musliu gjithashtu ka shfaqur pakënaqësi ndaj prokurorisë, duke përmendur se dy prokurorë të caktuar, sipas tij, nuk kanë vepruar në mënyrë të drejtë në lidhje me rastin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *