Murati: Bllokimi i opozitës do të mbahet mend më 28 dhjetor

Hekuran Murati, ministri aktual i Financave, ka akuzuar partitë ish-opozitare për “bllokimin e shtetit” me qëllimin e dëmshpërblimit ndaj Albin Kurtit.

Sipas tij, opozita ka refuzuar të votojë në një seancë të cilësuar si të paligjshme, ku në vend të votimit për mandatarin, u vendos të votohej për buxhetin. Murati ka theksuar se opozita nuk i ka votuar, jo për shkak të mospëlqimit ndaj përmbajtjes, por me shpresën se duke penguar funksionimin e shtetit dhe duke i lënë qytetarët pa paga, përgjegjësia do t’i vishej Kurtit.

Ai shprehu besimin se qytetarët do të kujtojnë këtë sjellje të partive opozitare dhe do të japin përgjigjen e tyre në votimet e 28 dhjetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *