Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mosmiratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Ai theksoi se mosfunksionalizimi i komisioneve nga LDK dhe PDK po krijon një krizë të sajuar që vë vendin përballë sfidave financiare. Ndërkohë, Murati shpjegoi se buxheti i Prishtinës u miratua nga qeveria dhe u dërgua në Kuvend të premten.
Ai akuzoi zyrtarët e komunës për shpërndarje dezinformatash, duke pretenduar se po krijojnë perceptimin e një diskriminimi qeveritar. Murati sqaroi se buxheti nuk është bllokuar dhe se qeveria ka alokuar fondet sipas ligjit, duke lejuar përdorimin e buxhetit të vitit të kaluar për shpenzime të domosdoshme.
Ai vuri në dukje se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e dorëzoi buxhetin më 17 dhjetor 2024, me vonesë pas afatit ligjor. Nëse do të ishte dorëzuar më herët, do të mund të përfshihej si amendament në buxhetin shtetëror.
Murati theksoi se mungesa e konstituimit të Kuvendit e ka pamundësuar shqyrtimin e çështjes, ndërsa LDK nuk ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për këtë problem.

Leave a Reply