Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të ngrejë padi për shpifje kundër kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me polemikat mbi buxhetin e kryeqytetit.
Rama ka akuzuar publikisht Muratin se po pengon fondet prej 33 milionë eurosh për Prishtinën, duke e cilësuar situatën si rezultat të vendimeve politike të ministrit. Murati, nga ana tjetër, ka mohuar këto akuza, duke theksuar se mungesa e miratimit të buxhetit në Kuvend është arsyeja kryesore e problemeve financiare të Prishtinës.
Po ashtu, ai ka vënë në dukje se gjendje të ngjashme janë edhe komunat e Gjilanit dhe Zubin Potokut, të cilat gjithashtu nuk kanë arritur të miratojnë buxhetin brenda afateve ligjore. Murati ka shprehur se përkundër përpjekjeve të tij për sqarime publike, situata nuk po ndryshon dhe ka vendosur të ndërmarrë veprime ligjore kundër Ramës dhe të tjerëve që përhapin informacione të rreme lidhur me bllokimin e buxhetit.

Leave a Reply