Ministri në detyrë i Financave, Hekruan Murati, ka shprehur shqetësim pas seancës së parë të Kuvendit ku u diskutua për një plan të rëndësishëm financiar.
Në fokus ishin marrëveshjet që përfshijnë një rritje prej 880 milionë euro nga BE-ja dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore, të cilat së bashku arrijnë mbi një miliard euro. Në një postim në Facebook, Murati ka bërë të ditur se këto marrëveshje janë projektligje të propozuara nga Presidentja dhe nuk ekziston asnjë arsye e vlefshme për mosvotimin e tyre.
Ai ka paralajmëruar se mungesa e opozitës në seancë mund të rezultojë në humbjen e më shumë se 200 milionë eurosh, për shkak të vonesave të mundshme.

Leave a Reply