Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kritikave në rrjete sociale rreth një deklarate të tij të bërë tri vite më parë lidhur me pagën minimale.
Ai theksoi se të tilla komente janë nxitur nga disa analistë dhe portale që e paraqesin atë si kundërthënie me propozimin aktual për pagë minimale prej 500 euro që pritet të zbatohet në vitin 2026. Murati ka sqaruar se situata ekonomike ka ndryshuar ndjeshëm nga ajo periudhë.
Në atë kohë, paga minimale ishte 170 euro, ndërsa paga mesatare arrinte në 484 euro. Propozimi i atëhershëm për një pagë minimale prej 500 euro ishte i papërballueshëm për bizneset dhe nuk përputhej me realitetin ekonomik.
Aktualisht, paga mesatare është rritur në 639 euro, dhe propozimi për rritjen e pagës minimale është i planifikuar të ndodhë në dy faza: fillimisht nga 350 në 425 euro, dhe më pas në 500 euro. Murati thekson se ky propozim është më realist dhe i arsyeshëm.
Ai përfundoi duke thënë se përpjekjet për të gjetur kundërthënie në qëndrimet e tij janë të pabazuara.

Leave a Reply