Hekuran Murati, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar për moszgjedhjen e qeverisë së propozuar nga Albin Kurti, duke e cilësuar këtë si pasojë të “xhelozisë” dhe “inateve politike” ndërmjet partive.
Ky dështim shënon një zhvillim të paprecedentë në historinë parlamentare të Kosovës. Sipas Muratit, partitë e tjera po e pengojnë formimin e qeverisë sepse nuk duan të bashkëpunojnë me Kurtin, pavarësisht se më parë kishte besim se do të siguronin shumicën e nevojshme në Kuvend.
Ai theksoi se nga 9 shkurti janë parë zvarritje dhe bllokime të qëllimshme, duke vënë interesat politike mbi ato shtetërore. Kryeministri Kurti kishte kërkuar që të testohej, duke sfiduar akuzat se Vetëvendosje po e zvarriste procesin në Kuvend.
Murati përmendi që Kurti i kishte ftuar opozitën të provonte nëse ata vërtet mendonin se ai nuk kishte mbështetjen e nevojshme, duke theksuar se nuk do të ishte ai penguesi. Megjithatë, Kurti kishte deklaruar më parë se kishin votat e mjaftueshme dhe se qeveria e re do të zgjidhej sapo të konstituohej Kuvendi.

Leave a Reply