Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 28 dhjetor.
Ai ka theksuar se mërgimtarët nuk duhet të shihen si kërcënim, pasi ata nuk janë të lidhur me ndonjë parti politike specifike. Në vlerësimin e tij, Mushkolaj sugjeron se opozita duhet të kishte propozuar vetë këtë datë zgjedhjesh.
Sipas tij, ky veprim do të shmangte krijimin e përshtypjeve negative ndaj diasporës. Në mesazhin e tij, Mushkolaj ka nënvizuar rëndësinë e mosfrikësimit nga pjesëmarrja e diasporës në proceset zgjedhore, theksuar se kjo pjesë e shoqërisë nuk është e angazhuar drejtpërdrejt me asnjë subjekt politik.

Leave a Reply