Elon Musk parashikon që telefonat inteligjentë aktualë do të zhduken brenda pesë viteve, duke u zëvendësuar nga pajisje të reja të bazuara në Inteligjencë Artificiale.
Në një intervistë me Joe Roganin, Musk theksoi se këto pajisje të reja nuk do të kenë sisteme operative apo aplikacione tradicionale, por do të funksionojnë si ndërfaqe për të lidhur përdoruesin direkt me AI-në. Ai shpjegoi se përdoruesit do të kenë një AI në server që do të ndërveprojë me një AI në pajisjen e tyre.
Që në fillim të vitit 2023, ka pasur spekulime se OpenAI është duke zhvilluar një pajisje të re të bazuar në AI, edhe pse detajet mbeten të paqarta. Disa ekspertë sugjerojnë se kjo mund të jetë një smartphone i gjeneratës së re.

Leave a Reply