Mustafa: LVV të kalojë disa vite në opozitë për përmirësim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka shprehur bindjen se zgjedhjet e ardhshme do të sjellin ndryshime në përbërjen e Kuvendit, me një rritje të numrit të ulëseve për LDK-në.

Ai vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) duhet të kalojë në opozitë për të bërë një rishikim të politikave të saj. Mustafa kritikoi kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e ofertave të bashkëpunimit, duke pretenduar se zgjidhja e tij bazohet vetëm në numrat aktualë.

Sipas tij, pas katër viteve me sfida dhe dështime qeverisëse, LVV duhet të largohet nga pushteti. Ai sugjeron që Vetëvendosje të shfrytëzojë kohën në opozitë për një riedukim politik, duke lënë të hapur mundësinë e një rikthimi të mundshëm në të ardhmen.

Këto komente Mustafa i bëri gjatë një interviste në rtv21.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *