Muzeu “Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër po tërheq një numër gjithnjë e më të madh vizitorësh, si vendas ashtu edhe të huaj.
Ky muze, i vendosur në ish-zyrat e punëve të brendshme të periudhës komuniste, ofron një panoramë të qartë të historisë së errët të kohës së komunizmit në Shqipëri. Një turist nga Gjermania, duke vizituar për herë të parë Shqipërinë, shprehu interesin e tij të veçantë për historinë e vendit, duke theksuar se muzeu i ka ofruar një njohje më të thellë për të kaluarën.
Një tjetër vizitor theksoi se është impresionuar nga zhvillimet historike të Shqipërisë, veçanërisht ato të shekullit të fundit. Muzeu, i cili përfshihet edhe në guidën turistike të Shkodrës, së bashku me atraksione si Kalaja “Rozafa” dhe Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, ofron një pikë të rëndësishme reflektimi për të kaluarën.
Vizitorët vlerësojnë atmosferën autentike dhe përpjekjet për të ruajtur kujtesën historike të vendit.

Leave a Reply