Nagavci: Qeveria Konjufca ose zgjedhje të dyfishta në Kosovë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka theksuar se partia e saj ka bërë disa kompromise në përpjekje për të formuar qeverinë e re.

Sipas saj, janë dy opsione të mundshme: miratimi i qeverisë së propozuar nga Glauk Konjufca ose mbajtja e zgjedhjeve të reja. Nagavci njoftoi se LVV ka propozuar Konjufcën si kryeministër dhe se seanca e Kuvendit do të thirret brenda afatit ligjor për të shqyrtuar këtë propozim.

Ajo sqaroi se nëse qeveria miratohet, Konjufca do të jetë kryeministër, ndërsa Albin Kurti do të marrë rolin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Ajo paralajmëroi se nëse partitë si PDK, LDK dhe AAK nuk tregojnë gatishmëri për të mbështetur këtë qeveri, vendi mund të përballet me zgjedhje të reja.

Nagavci theksoi se çdo parti do të mbajë përgjegjësi për vendimet e saj përballë qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *