Napoli mposht Leccen dhe ruan kryesimin në Serie A

Napoli ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultat 0-1 në ndeshjen ndaj Lecces, duke e mbajtur pozitën e parë në tabelë pas javës së nëntë të Serie A.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me Lecce që kishte mundësi të mira për të kaluar në avantazh. Një penallti e humbur nga Camarda në minutën e 55-të ishte një moment kyç për vendasit.

Napoli përfitoi nga ky gabim dhe mori kryesimin në minutën e 69-të, kur Anguissa realizoi pas një asistimi nga David Neres. Asnjë gol tjetër nuk u shënua deri në fund, duke i dhënë Napolit tri pikë të çmuara.

Aktualisht, skuadra e Contes ka grumbulluar 21 pikë, ndërsa Lecce ka mbetur me gjashtë në vendin e 16-të. Në këtë ndeshje, Medon Berisha dhe Ylber Ramadani përfaqësuan Leccen, ndërsa kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk u aktivizua për Napolin.

Lecce do të përballet me Fiorentinën në javën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *