Politika shqiptare është tronditur këtë të premte nga ndarja nga jeta e Fatos Nanos, ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste.
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Nano u shua në moshën 73-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur politike. Prej 24 ditësh, ai ishte i shtruar në gjendje kritike në një spital privat në Tiranë, ku po merrte trajtim intensiv.
Si themelues dhe kryetar i parë i Partisë Socialiste, Fatos Nano luajti një rol kyç në transformimin e ish-Partisë së Punës në një forcë politike të rëndësishme në Shqipëri, e cila u përshtat me pluralizmin. Nano udhëhoqi PS-në nga viti 1991 deri në 2005 dhe shërbeu katër herë si kryeministër.
Pas tërheqjes nga politika, një përpjekje e tij për t’u zgjedhur president nuk mori mbështetjen e partisë, tashmë nën drejtimin e Edi Ramës. Kjo humbje përbën një moment reflektimi për politikën dhe historinë e vendit.

Leave a Reply