Nexhat Daci, ish-kryeparlamentari i Kosovës, ka ndërruar jetë, siç njoftoi Dimal Basha, kryetari në detyrë i Kuvendit.
Daci, një akademik dhe kimist i njohur, lindi në Tërnoc të Bujanocit, ku kreu shkollimin fillestar dhe më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Beogradit për kimi, duke përfunduar edhe studimet pasuniversitare në 1968. Ai mbrojti doktoratën në Universitetin e Zagrebit dhe vijoi studimet e pasdoktoratës në Universitetin e Bradfordit, Angli.
Karriera e tij akademike përfshin pozita të ndryshme në Universitetin e Prishtinës, ku arriti titullin e profesorit ordinar në 1984. Ai ishte anëtar i disa organizatave ndërkombëtare, përfshirë Shoqatën Kimistëve Amerikanë dhe Akademinë Europiane për Çështje të Mjedisit.
Në 1994, Daci u bë anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe më pas kryetar i saj. Në fushën politike, Daci shërbeu si kryetar i Kuvendit të Kosovës nga 2001 deri në 2006 dhe themeloi Lidhjen Demokratike të Dardanisë.
Ai gjithashtu ka kontribuar me punime të shumta shkencore mbi mbrojtjen e mjedisit dhe kimisë, duke punuar në projekte të rëndësishme shkencore në vend dhe jashtë.

Leave a Reply