Bastri Dubova, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane, ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë publik kryetari i partisë, Veton Berisha, përmes një postimi në Facebook. Dubova ishte një figurë e njohur në Komunën e Obiliqit, ku ishte shpallur Qytetar Nderi nga kryetari i komunës, Xhafer Gashi, për kontributin e tij të madh në komunitet.
Berisha e përshkroi atë si një aktivist të palodhur dhe një njeri fisnik, duke theksuar se humbja e tij është e thellë për të gjithë komunitetin egjiptian. Sipas njoftimit, varrimi i Dubovës do të zhvillohet sot në fshatin Medvec, Komuna e Lipjanit, në orën 12:00.
Në shenjë respekti, Partia Liberale Egjiptiane ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet zgjedhore që ishin planifikuar për sot. Fotografia e fundit e Dubovës, e bërë më 14 dhjetor 2025, para zgjedhjeve të planifikuara për 28 dhjetor, është publikuar gjithashtu në postimin e Berishës.

Leave a Reply